Politike

Bardhi zbulon bisedën e fundit me Bashën: Folëm gjatë para se të jepte dorëheqjen

2 Maj 2022, 20:36 Nga DOSJA
Bardhi zbulon bisedën e fundit me Bashën: Folëm gjatë para

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar bisedën e fundit që ka pasur me Lulzim Bashën, para se ky i fundit të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bardhi tha se ka qenë në dijeni të vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr përpara se ai ta bënte publike, pasi bashkë kanë bërë një bisedë të gjatë.

“Kam patur një bisedë të gjatë me Bashën, kam gjykuar që secila palë të bënte hapa pas. I takonte Bashës të bënte hapin e tij në raportin me interesin e partisë. Kam qenë në dijeni përpara shpalljes së dorëheqjes, kam patur në dijeni disa momente përpara shpalljes publike të vendimit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë,”- tha Bardhi.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll