Politike

A do ta votonte Sali Berishën për kryetar të PD-së? Ina Zhupa: Është herët sepse…

2 Maj 2022, 21:36 Nga DOSJA
A do ta votonte Sali Berishën për kryetar të PD-së? Ina

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka thënë që shpreson shumë që të shikojë ndryshime proceset që janë duke ndodhur në PD. Në një lidhje skype në emisionin “Opinion”, e pyetur nga Blendi Fevziu se a do të votonte Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, Zhupa nuk ka dhënë një përgjigje duke thënë se ish-Kryeministri i vendit akoma nuk e ka regjistruar kandidaturën.

Blendi Fevziu: Sali Berisha ka shprehur bindjen e tij për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike, a do ta votoni?

Ina Zhupa: Unë nuk mendoj që t’i përshpejtoj proceset që tani dhe që të flas që tani, as kandidaturën nuk e ka regjistruar akoma Z. Berisha. Unë shpresoj shumë që të shikoj ndryshime në atë që do të ndodhë brenda proceseve që janë realisht duke ndodhur brenda Partisë Demokratike. U bënë dhe disa ndryshime të tjera për zgjerimin e kryesive, të degëve, për përfshirjen e sa më shumë njerëzve në të dhe jam duke parë se si do të arrihet që PD të zgjerohet dhe të forcohet në bazë dhe vjen natyrshëm bashkimi i deputetëve që do të jenë aty pastaj si vullnet i elektoratit të tyre dhe bazës së tyre.

Marrë nga tvklan.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike blendi fevziu ina zhup sali berisha blendi fevziu ina zhup sali berisha

Sondazh

Poll