Politike

Spaho zbulon dy emrat që sfidojnë Berishën për postin e kreut të PD

1 Maj 2022, 14:26 Nga DOSJA
Spaho zbulon dy emrat që sfidojnë Berishën për postin e

TIRANË– Deputeti Edmond Spaho zbuloi disa nga emrat që priten të hyjnë në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike që pritet të zhvillohen më 22 maj. I ftuar në ‘OraNews’, Spaho tha se përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është i vetmi që ka shpallur publikisht kandidaturën do të garojnë dy të tjerë. Ai shtoi se deri në këto momente ka dëgjuar për Fatbardh Kadillin e Ervin Kullurin.

“Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin. Nuk bëj sakrilegj nëse them do të mbështes zotin Berisha.  Nëse zoti Berisha nuk do të ishte pjesë aktive e Partisë Demokratike do të ishte e vështirë që të kishim dalë nga ky qorrsokak kaq shpejt në kuadrin e disa muajve. Në këtë kuptim mendoj se ka qenë pozitive për PD që ka pasur në radhët e saj një personalitet të këtij kalibri. Përsa i takon rikthimeve kjo nuk është hera e parë në politikë madje janë të njohura në politikën botërore rikthime mjaft të suksesshme të personaliteteve të tilla,”- tha Spaho.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edmond spaho sali berisha edmond spaho sali berisha

Sondazh

Poll