Politike

66% e deputetëve braktisën Kuvendin, Këlliçi: Jam i habitur, s’e kuptoj mungesën!

2 Maj 2022, 20:14 Nga DOSJA
66% e deputetëve braktisën Kuvendin, Këlliçi: Jam i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është shprehur se ka ndjerë habi kur ka parë që 66% e deputetëve të PD-së nuk kanë shkur në Kuvendin e 30 prillit. I ftuar në “Opinion”, Këlliçi tha se aty kanë qenë edhe më kritikët dhe nuk do të përbënte asnjë problem po të kishin qenë të gjithë. 

“Nuk e kuptoj, jam i habitur nga kjo mungesë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Mund të ishin aty edhe më kritikët. Ka qenë edhe zoti Kadilli që ka folur atë që ka menduar, ka ardhur zonja Zhupa, Zonja Hoti dhe zoti Mahmutaj. Kanë qenë në shtëpinë e tyre mo Blendi, kanë zënë vendin e tyre. Miratuam një rezolutë ku u dënua djegia e mandateve, financimi me mjete ligjore ekstra ligjore. Janë një sërë vendimesh që janë marrë,”- tha Këlliçi. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022 belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll