Politike

“Rama-Basha”/Noka: Marrëveshjen e sajuan Alibeaj, Bardhi e Tabaku. Deputeti: Sajesë e ulët

2 Maj 2022, 21:06 Nga DOSJA
“Rama-Basha”/Noka: Marrëveshjen e sajuan Alibeaj, Bardhi e

TIRANË– Përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike Flamur Noka e Enkelejd Alibeaj! Shkak është bërë një deklaratë e Nokës e thënë në studion e “Çim Peka Live”, i cili tha se Alibeaj, Jorida Tabaku e Gazment Bardhi janë ideatorë të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama e Lulzim Bashës që u publikua mbrëmjen e sotme.

 “Tashmë po dalin hapur pazaret dhe po dalin hapur dallaveret që luhen në kurriz të popullit shqiptar, në kurriz të opozitës dhe demokracisë. Pasi i ngulën thikën PD-së, po mundohen të zbatojnë hapin e dytë të këtij projekti. Ka ideatorë kjo, janë të përfshirë Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor me prim 10 mandate pasi ke marrë vendime dhe ke përçarë opozitën, do të thotë që ka një skenar. Nga cila ambasadë që vjen ky shërbim? Qeveria e Ramës është më kriminalja që ka ekzistuar ndonjëherë,”- tha Noka.

Por Alibeaj e ka mohuar këtë gjë. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se kjo është një sajesë të ulët, pasi ai Bardhi dhe Tabaku nuk kanë asnjë lidhje me dokumentin. Edhe dpkumenti sipas tij është i gënjeshtërt.

“Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë,”-shkruan Alibeaj.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ankelejd alibeaj flamur noka ankelejd alibeaj flamur noka

Sondazh

Poll