Politike

‘99% e demokratëve janë bashkuar në bazë’/ Noka tregon vijën e kuqe për deputetët

2 Maj 2022, 20:13 Nga DOSJA
‘99% e demokratëve janë bashkuar në bazë’/ Noka

TIRANË- Deputeti i PD-së Flamur Noka, ka folur në lidhje me bashkimin e demokratëve në bazë dhe afrimin e deputetëve te PD e rithemeluar. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Noka tha se kjo lëvizje ka filluar me vetëm tre deputetë dhe tashmë janë 17 të tillë që mbi gjithçka kanë dinjitetin dhe jo pazarin.

Noka theksoi se deputetët e kanë të hapur rrugën për bashkimin me PD-në e rithemeluar por vija ndarëse do jetë votimi në kuvend i kësaj draft-marrëveshje që është në shërbim të mbretërimit të Ramës.

Kur nisi Foltorja dhe u përjashtua Sali Berisha ishim vetëm tre deputetë. Asnjë lëvizje politike nuk niset e kalkuluar mbi numër deputetësh sespe i bie që të jetë mos të jetë spirituale por pragmatiste. Jemi sot me 17 deputetë dhe mirënjohja më e madhe është për çdo njërin prej tyre pasi kanë vendosur mbi gjithçka dinjitetin dhe jo pazarin. Dhe çdo demokrat e ka këtë mirënjohje ndaj atyre.

Kushdo tjetër që do ti bashkëngjitet dhe e gjen veten te PD-ja e Rithemeluar, te vlerat e një demokracie funksionale dhe çdo deputet që e ka të lidhur fatin me demokratët realisht, rrugën e ka të hapur, por kjo rrugë kurrë nuk do jetë e mbyllur për këta deputetë, deri në momentin që do të përcaktohet qartësisht vija e ndarjes, që Lulzim Basha po e realizon sëbashku me Alibeajn dhe dy apo tre ushtarë të tij, pra nuk do vendosim vijë ndarje por me çduket ky draft është vija e ndarjes. Nga ajo ditë e mbrapa asnjë nuk mund të jetë më përfaqësues i demokratëve.

Unë besoj se ka kohë akoma se shumë deputet që kanë dinjitetin e tyre dhe personalitetin e tyre do të vazhdojnë rrugën që demokratët kanë përcaktuar. Sot 99% e demokratëve janë duke shkuar drejt bashkimit në bazë. Demokratët janë vetëm në një vend, te PD e Rithemeluar. Çdo skenar tjetër është vetëvrasës politikisht dhe në shërbim të mbretërimit të Edi Ramës,” tha Noka.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike flamur noka flamur noka

Sondazh

Poll