Politike

Këlliçi: Demokratët kanë dhënë para për tu futur në listat e Bashës

2 Maj 2022, 19:01 Nga DOSJA
Këlliçi: Demokratët kanë dhënë para për tu

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se shumë demokratët janë futur në lista si kandidatë për deputetë duke dhënë para. I ftuar në “Kontrast”, Këlliçi tha se është e rëndësishme që të gjithë të dinë se në kohën kur ka bërë Lulzim Basha listt, shumë kanë paguar për vendet e tyre. Ai shtoi me kjo gjë nuk do të ndodhë më kështu.

“Po, kanë investuar financiarisht, një pjesë e tyre, për të qenë pjesë e grupit parlamentar, për tu bërë pjesë e listës. Është e rëndësishme të thuhet kjo, një pjesë kanë investuar financiarisht për të qenë në listë. Dëgjojeni të vërtetën,”- tha Këlliçi.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll