Politike

Rama batuta me demokratët në Thumanë: Mos u hiqni bravat shtëpive, t’i gëzoni

2 Maj 2022, 18:36 Nga DOSJA
Rama batuta me demokratët në Thumanë: Mos u hiqni bravat

THUMANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të përmendë demokratët edhe në Thumanë, aty ku ndau çelësat e 155 shtëpive të rindëriata pas tërmetit tragjik. Teksa fliste për fondet e shtëopive, Rama tha se nuk ka pasur asnjë abuzim e se realizimi i banesave nis pas studimit e projektit të zonës, jo menjëherë siç e kërkonin kritikët pas tërmetit. Me humor, ai tha se uron që demokratët të mos i prishin bravat e banesave.

“Dua tu them atyre që në mënyrë të përsëritur hodhën akuza se ikën lekët e shtëpive, u tretën paratë e donatorëve, më fal Elvis, por unë nuk i lë dot pa u dhënë një përgjigje, i them se veprat nuk fillojnë kur shikojmë eskavatorët, por kur fillon puna për studimit, pastaj për projektin. Pastaj puna për kontratat dhe pastaj vijmë tek realizimi. Kur ne nisëm punën këtu na është dashur të rrafshojmë bazamentin. Pastaj vazhduam me projektin e infrastrukturës për të ardhur më në fund tek terreni gati për të filluar shtëpitë. Çdo punë do kohën e vetë dhe ja ku janë kontributet, flasin vetë dhe se bashku realizuam atë që ne nuk e kemi gjetur në vendet që kemi marrë eksperiencë. Ia dhamë falas, pa paguar asnjë qindarkë. Në asnjë vend shtëpi falas nuk të jep njeri. Këtu ku jemi ne, do të ndërtohet edhe një park. Bashkë me bashkinë do vazhdojmë disa punë që kanë mbetur. Sot Thumana është një qendër zhvillimi urban dhe social. Shumë e shumë lagje të vendit tonë do të kishin dëshirë të ishin kështu si Thumana. Demokratëve që nuk janë pak këtu në Thumanë, u uroj t’i gëzojnë shtëpitë. I kanë falas dhe të mos i heqin bravat,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VD-Rama jep 155 shtëpi në Thumanë: Qendër turistike! Batuta me demokratët e VIP-at e ftuar

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll