Politike

Rama merr notën ‘10’ nga banori në Thumanë: Të kam shkruar një letër kryeministër…

2 Maj 2022, 17:59 Nga DOSJA
Rama merr notën ‘10’ nga banori në Thumanë: Të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë notën ‘10’ nga një qytetar në Thumanë për rindërtimin e shtëpiave të shkatërruara nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 personave. Në momentin që Rama i përshëndeti dhe i uroi për shtëpinë e re, qytetari nxorri një letër nga xhepi dhe tha se e kishte shkruar për kreun e qeverisë.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Shumë mirë ka dal, tani do t’i lexo dy rreshta. Ta lexoj?

Edi Rama: Po meqë e ke shkruar…

Qytetari: Shumë i nderuar zoti Rama. Jam i gëzuar të marr çelësat e shtëpisë nëpërmjet jush, programi i rindërtimit ka qenë fantastik që e ka kthyer Thumanën në një qytet të bukur dhe turistik. E vlerësojmë se qeveria bashkë me donatorët e fitoi botërisht betejën me tërmetin duke marrë notën 10. Rama është treguar burrë shteti bashkë me anëtarët e qeverisë dhe kryetarin e bashkisë Krujë kanë qenë gjithmonë pranë nesh në Thumanë. Faleminderit kryeministër, ju i keni fituar zemrat .

Rama: Për ta bërë Shqipërinë si Thumana.

Qytetari: Kur u ndërtuan, nuk na pëlqeu, por kur pamë kushtet, mbetëm shumë të kënaqur.

LAJMI KRYESOR: VD-Rama jep 155 shtëpi në Thumanë: Qendër turistike! Batuta me demokratët e VIP-at e ftuar

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll