Politike

VIDEO-Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

2 Maj 2022, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO-Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi,

THUMANË– Aktori Mirush Kabashi i ka harruar mrin kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çelësave të shtëpive të rindërtuara në Thumanë pas tërmetit tragjik, Kabashi falenderoi të gjthë donatorët e të pranishmit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama e vetë kryebashkiaku Bushi, por këtij të fundit, Kabashi s’i mbante mend emrin.

Pjesë nga replikat:

Mirush Kabashi: Faleminderit edhe kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët është, por nuk ia kujtoj emrin

Kryebashkiaku: Artur Bushi

Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, me rëndësi është që ta dijë kryeministri, ai të mos e harrojë emrin tuaj.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike artur bushi edi rama mirush kabashi artur bushi edi rama mirush kabashi

Sondazh

Poll