Politike

Shehu: Përjashto Alibeajn, Bardhin e Tabakun, deputetët e tjerë janë të hapur për bisedime

1 Maj 2022, 20:39 Nga DOSJA
Shehu: Përjashto Alibeajn, Bardhin e Tabakun, deputetët e tjerë

TIRANË– Deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se ka pasur një numër deputetësh që nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, por shtoi se as nuk kanë refuzuar kategorikisht të marrin pjesë.

Në një intervistë për Ora News, Shehu tha se nëse përjashtohen disa deputetë si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi apo Jorida Tabaku, të tjerët janë të hapur për bisedime me Komisionin e Rithemelimit.

Procesi i votimit në PD ka qenë normal dhe kanë fituar ata që kanë merituar. Edhe ata që kanë humbur nuk janë inferiorë, por vota zgjodhi figura të caktuara. Ne nuk jemi për të përjashtuar kënd, përkundrazi duam të afrojmë të gjithë në PD. Ka pasur një numër deputetësh që nuk morën pjesë, por nuk është se kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Përjashto disa deputetë si Alibeaj, Bardhi apo Tabaku, deputetët e tjerë janë të hapur për bisedime. Ashtu sikurse u pa një pjese e deputetëve erdhën në Kuvend, por një pjesë nuk erdhi sepse anë dyshimet e tyre, por ama afrimi dhe bashkimi nuk është se bëhet për një ditë dhe mbyllet me një kuvend. Ky është një proces në vazhdim që ka filluar në 11 dhjetor dhe do të vazhdojë pa ndërprerje. Ky është një tren në lëvizje që nuk ndalon, por ama është me dyer të hapura për të gjithë ata që duan të bashkohen,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll