Politike

Alibeaj u shkarkua, kush do e drejtojë grupin e PD? Berisha “ngre supet”: Nënkryetari!

30 Prill 2022, 15:44 Nga DOSJA
Alibeaj u shkarkua, kush do e drejtojë grupin e PD? Berisha “ngre

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se vetë ai dhe mbështetësit e tij nuk do të marrin asnjë masë ndëshkuese për deputetët e PD-së që nuk morën pjesë në në Kuvendin Kombëtar. Pas votimit, në një prononcim për mediat, Berisha tha se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga posti i kreu të grupit parlamentar dhe se nuk ka më “fuqi” të thërrasë mbledhje grupi në selinë e PD.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetja: Kur do e prezantoni platformën si kandidat për kryetar të PD?

Berisha: Platformën, nuk e kam ndarë, por sapo të ndodhë.

Pyetja: Basha ishte pjesë e Kuvendit edhe pse jo fizikisht, a është amnisti për humbjen?

Berisha: Nuk ka përjashtim, por realitetet janë realitete. Nëse u bë një retro-vështrim. Ai është anëtar i grupit të PD.

Pyetja: Do ketë penalizim për deputetët që nuk ishin në Kuvend?

Berisha: As edhe një penalizim. Ky Kuvend ishte i hapur, është tagri i tyre që të bëjnë zgjidhjen që duan. Këtë tren nuk ka forcë kush ta ndalojnë. Treni ecën drejt fitores.

Pyetja: Kush do e drejtojë grupin e PD?

Berisha: Sot u mor një vendim ndaj personi që është emëruar nga Gaz Bardhi. Grupi i ekspertëve do përcaktojë procedurën e emërimit, duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë. Nuk kam asnjë emër se varet kush votohet për nënkryetar.

Nëse Alibeaj thërret mbledhje, do bëheni pjesë?

Berisha: Këto ditë kam përparësi për mbledhje të tjera. Por sot është i shkarkuar nga çdo funksion.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj, Berisha: Nis beteja

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2022, 15:31

Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i PD-së, ka vendosur një elitë të re në. Pas përfundimit të votimit për anëtarësinë e...