Politike

60% e deputetëve s’morën pjesë në Kuvend, Berisha: Ne jemi si tren, nuk ndalemi, kush do…

30 Prill 2022, 15:38 Nga DOSJA
60% e deputetëve s’morën pjesë në Kuvend, Berisha: Ne

TIRANË– 35 deputetët munguan në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha pavarësisht se ai u kishte bërë ftesë. Megjithatë sipas ish-kryeministrit Sali Berisha tha se deputetët duhet të bashkoheshin me shumicën, ndërsa veten dhe mbështetësit e tij i krahasoi me një tren që sipas tij nuk kishte ndalje por ecte vetëm drejt fitores.

Pyetje: 60% e deputetëve nuk morën pjesë në Kuvendin e PD?

Sali Berisha: Të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvendi i bashkimit. Në ç’kuptim? Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ato demokrate dhe demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Ua kam shpjeguar që në fillim. Përqendrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni, jeni dëshmitarë, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë tjetër nuk ishin. Dy gjëra kam, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i Partisë Demokratike të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë asnjë orë, asnjë ditë të shpenzohet për problemet e brendshme. Cilido që do t’i bashkohet trenit, është i mirëseardhur, është i mirëpritur. Por ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë pa asnjë diskutim do ta respektoj. Ka një moment, kam qenë dhe mbetem thellësisht i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së Partisë Demokratike. Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën disa muaj dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumica. Në këtë kontekst, çdo deputeti në mendjen dhe vlerësimin tim i takonte të dilte qartazi në anën e shumicës. Nuk përjashtohet, është jo realiste të pretendohet se nuk ka një rrugëturë midis bazës dhe atyre. Por këtë rrugëturë e konsideroj plotësisht të shërueshme. Sot këtu kishte kryetarë dege të zgjedhur pas 6 marsit me votën e lirë të demokratëve. Do të zgjidhet një numër i pamohueshëm në Këshillin Kombëtar. Partia Demokratike është sot e bashkuar. Ata që zgjedhin veçimin, bëjnë zgjedhjen e tyre.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj, Berisha: Nis beteja

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2022, 15:31

Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i PD-së, ka vendosur një elitë të re në. Pas përfundimit të votimit për anëtarësinë e...