Politike

Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

30 Prill 2022, 15:31 Nga DOSJA
Kuvendi i PD, Berisha: Vendosi një elitë të re!

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i PD-së, ka vendosur një elitë të re në. Pas përfundimit të votimit për anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se ka ardhur fundi i kryetaro-kracisë dhe se të zgjedhurit e rinj janë me modelin 1 anëtar 1 votë.

“Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, i cili në përbërë ka qendër një nga themeluesit e ditëve të para të PD, tek anëtarët më të rinj të saj. Në qendër ka militantë dhe veprimtarë të pamposhtur por dhe intelektualë të shquar. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit me sukses të plotë, siç theksova në fjalën time, mund të quhet Kuvendi i fundit i kryetaro-kracisë. Vendosi një elitë të re në PD, e tëra e zgjedhur me një anëtar, një votë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD të ndjehen të përfaqësuar. Do shihni risi tek monitorimi i çdo vote. Çdo fletë votimi do e tregojnë para jush,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj, Berisha: Nis beteja

(I.A;k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll