Politike

Kuvendi i PD, Këlliçi: Historik, faji ynë që sot qeveris Rama!

30 Prill 2022, 09:04 Nga DOSJA
Kuvendi i PD, Këlliçi: Historik, faji ynë që sot qeveris

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar historik Kuvendin që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Në fjalën që mbajti, Këlliçi tha se PD-ja është përgjegjëse për faktin që sot qeveris kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë më, pasi ky kuvend do të themelojë opozitën e vërtetë.

“Jemi mbledhur sot ne një Kuvend që i ka të gjitha shanset të kthehet në historik. Hodhëm poshtë përpjakjen për të mbajtur peng PD-në. Kur sheh në qendrat e votimit mijëra burra e gra që mbajnë radhën aty të mbushet zemra plot. Menjëherë thua, çfarë shpirti luftarak paskan pasur demokratët. Çdo shqiptar e kuptoi fare mirë e partinë nuk e bën as vula e as godina, por shpirti i demokratëve. Nëse sot Shqipëria lëngon, vidhet, qeveriset keq e sundohet nga Edi Rama, trajtohet si oborri i një njeriu arrogant, kjo ka ndodhur dhe për fajin tonë. Duhet të mbajmë përjgejgësi se përse e lejuam që të ndodhte kjo gjë. Ky fenomen nuk do të kishte ndodhur nëse përballë do të kishim një opozitë të vërtetë. Edi Rama nuk do të kishte asnj shans. Rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga qeveria,”- tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022 belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2022, 08:54

FOTO- Berisha ulet mes dy zonjave

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zjedhur të ulet krah dy zonjave në Pallatin e Kongreseve ku po mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë...