Politike

Faton Abdullahu kritikon qeverinë e Albin Kurtit: Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend

30 Prill 2022, 08:27 Nga DOSJA
Faton Abdullahu kritikon qeverinë e Albin Kurtit: Pa PDK-në e ha dreqi

KOSOVË- Zëdhënësi i PDK-së Fatos Abdullahu ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për raportet me SHBA-në.

“A jeni në dijeni se çfarë po bëhet në këtë vend? E kam thënë, edhe njëherë po e përsëris, pa PDK-në e ha dreqi këtë vend. Kështu siç po e shpjegoj unë, kështu “e ha dreqi këtë vend”  pa u kthy Partia Demokratike”-tha ai në emision. 

Abdullahu ka thënë se po të mos ishin mediat sllovene, skandali ku dyshohet se u përfshi ambasadori Martin Berishaj, nuk do të zbulohej në këtë kohë.

“Po të mos ishin mediat demokratike të një vendi demokratike, nuk do kishim mundur që ti gjenim këto punë. I kishim gjetë më vonë, kur të ishin shtrir më thellë”– tha ai.

Sipas Abdullahut, refuzimi ndaj Amerikës të çon në orientime të tjera.

“Kur i thua Amerikës jo, duhet me zgjedhë pastaj a je me kinezë, a me rusë apo je me botën e islamit politik. Diku këtu, nëse s’je me amerikanët. Kemi punë me njerëz axhami, majtist populist, ekstremist”-tha ai.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike rajoni albin kurti faton abdullahu pdk albin kurti faton abdullahu pdk

Sondazh

Poll