1800 delegatë në Kuvend, Hajdari: Do i takoj të gjithë, uroj të më votojnë
TIRANË– Rudina Hajdari ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve aty ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, Hajdari ...
TIRANË– Një nga kandidatët për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike është edhe artisti Bujar Kapexhiu. Për Panorama.al, ai ka deklaruar se partia nuk do e izolojë e se do të vijojë të jetë kritik për ato që shikon brenda PD-së. Ai u shpreh se me politikë është marrë përgjatë gjithë karrierës së tij përmes karikaturës duke goditur atë që e ka parë si të pavend.
Pyetje: Do ju shohim më shpesh në politikë tani?
Bujar Kapexhiu: Kënaqësi që organizatorët më ftojnë të jem në Këshillin Kombëtar. Me kënaqësi do jap kontributin tim. Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të vecantë. Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim. Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare atëherë do e quaja që me artin tim merrem cdo ditë me politikë.
Pyetje: Jeni kandidat për të qenë pjesë e strukturave kryesore, si e shihni momentin në të cilin vendosni të anëtarësoheni? PD është në një krizë!
Bujar Kapexhiu: Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë. Brenda ndoshta do i njoh më mirë e të gjitha kritikat që do bëj do jenë më profesionale të sakta e kontributi im do jetë më i madh.
Pyetje: Nga një sy i jashtëm, si jeni tani mendoni që PD do e kalojë këtë krizë ku është futur?
Bujar Kapexhiu : Unë jam një optimist dhe me optimizmin tim dhe që edhe PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë.
LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Rudina Hajdari ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve aty ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, Hajdari ...
TIRANË– Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demorkatike i ka bërë thirrje Gazment Bardhit që t’i bashkohet Kuvendit të Partisë Demokratike që p...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Ivi Kaso, ka bërë thirrje çdo demokrati që t’i bashkohet...
TIRANË– Delegatët po futen në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Artisti Bujar Kapexhiu, një nga k...
VLORË- Kryeministri Edi Rama është takuar me peshkatarët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Gjatë takimit Rama nuk i ka harruar batutat me qytetarët, ndë...
TIRANË– Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, të enjten (28.04.) në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Komisioneri i Bashkim...
TIRANË- Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se ka denoncuar në SPAK skandalin e Bashkisë së Tiranës me banesat sociale. Me anë të një postimi në F...
TIRANË- Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar pasi ka parë emrin e tij në listën e kandidëtëve për Këshillin Kombëtar të PD-së. Me anë të një postimi n...
VLORË– Kryeministri Edi Rama u ndal sot në kantierin e lagjes Kume në Vlorë ku pa nga afër ndryshimet e bëra, të cilat sipas tij sot duken si nata me...
TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Kuvendit të nesërm që do të mbaj Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se ky Kuvend ...