Politike

1800 delegatë në Kuvend, Hajdari: Do i takoj të gjithë, uroj të më votojnë

30 Prill 2022, 08:03 Nga DOSJA
1800 delegatë në Kuvend, Hajdari: Do i takoj të gjithë, uroj

TIRANË– Rudina Hajdari ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve aty ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, Hajdari është shprehur se do të takojë të gjithë delegatët që do të mblidhen sot në kuadër të punimeve të Kuvendit. Ajo shtoi më tej se uron që të gjithë delegatët ta votojnë, pasi është në listë për anëtare të Këshillit Kombëtar të PD-së.

“Shikoj që pjesëmarrja është e madhe, shumë delegatë kanë mbërritur, madje para kohe. Objektivi kryesor është padyshim bashkimi i demokratëve, do të mbajne fjalën anëtarë të lartë të PD dhe do të përcaktohet data e zgjedhjes së kryetarit. Së fundmi do përzgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar. Më e rëndësishmja sot është të kemi një strukturë të re, të riforcohemi për një opozitë sot dhe nesër si forcë qeverisëse. Unë do të takoj të gjithë delegatët sot dhe uroj të më votojnë,”- tha Hajdari ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 rudina hajdari kuvendi i pd 30 prill 2022 rudina hajdari

Sondazh

Poll