Politike

Këlliçi fton Bardhin në Kuvend: E kemi dorën e shtrirë për bashkëpunim

30 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
Këlliçi fton Bardhin në Kuvend: E kemi dorën e

TIRANË– Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demorkatike i ka bërë thirrje Gazment Bardhit që t’i bashkohet Kuvendit të Partisë Demokratike që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në një prononcim për mediat, pak para nisjes së Kuvendit të PD-së, Këlliçi tha se e kanë dorën e shtrirë për bashkëpunim me çdo demokrat.

“Është Kuvendi më i bukur që është mbajtur ndonjëherë, jam i bindur që do të jetë një Kuvend i shkëlqyer. Është Kuvendi më transparent që ka mbajtur ndonjëherë Partia Demokratike, askujt përfshirë edhe mua, nuk i lejohet hyrja pa badge, për të bërë më pas edhe skanimin elektronik. Dora është e shtrirë për çdo demokrat. Nuk kam asnjë përgjigje, ftoj Gazment Bardhin dhe këdo tjetër që të na vijnë dhe të na bashkohen,”- tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(F.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022 belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll