Politike

“Rrofsh sa malet”, Rama batuta me peshkatarët në Vlorë: Mezi po mbaj dhe kaq

29 Prill 2022, 22:21 Nga DOSJA
“Rrofsh sa malet”, Rama batuta me peshkatarët në

VLORË- Kryeministri Edi Rama është takuar me peshkatarët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Gjatë takimit Rama nuk i ka harruar batutat me qytetarët, ndërkohë që ka dhënë edhe disa arsye se përse projekti për peshkatarët nuk është realizuar.

“Na rrofsh sa malet”, tha një qytetar.

Sa malet jo, edhe kaq dhe mezi po mbaj”, ju drejtua Rama.

“Aty do bëhet një investim i madh në atë port, do jetë edhe porti i peshkimit aty afër. Edhe tragetet do t’i spostojmë që të kenë një vend të veçante. Aty do jeni juve që do ta menaxhoni. Koha ikur shpejt punët ndonjëherë marrin më shumë kohë, e del një gjë, jo bie tërmet, jo pandemia jo plas lufta. Janë gjëra që dalin rrugës dhe nuk i kemi në dorë. Ndonjëherë shtyhen projektet, por ne nuk i ndahemi”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll