Politike

Banesat Sociale, Vasili: Denoncova në SPAK Bashkinë e Tiranës

29 Prill 2022, 17:16 Nga DOSJA
Banesat Sociale, Vasili: Denoncova në SPAK Bashkinë e Tiranës

TIRANË- Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se ka denoncuar në SPAK skandalin e Bashkisë së Tiranës me banesat sociale. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se faktet evidentojnë rëndë abuzimin që është bërë me Fondin Publik të Banesave Sociale. Sipas Vasilit ka dy shkelje të rënda me këtë fodn, që janë bërë nga Bashkia e Tiranës

Postimi i Plotë:

Denoncova sot ne SPAK skandalin i Bashkise se Tiranes me banesat sociale! Fakte të rënda evidentojnë qarte abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale. Keto fakte kërkojnë verifikim e hetim penal nga SPAK.
Ndaj sot i jam drejtuar zyrtarisht atij.
SHKELJA E PARE SHUME E RENDE❗️
Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2. Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes. Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise. Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2. Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji.
SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE❗️
Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit. Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin. Faktet jane shume te renda dhe flasin vete. Presim te flase SPAK- u tani dhe te mbroje me ne fund interesin publik, ligjin dhe te vere shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise perpara pergjegjesise ligjore!!

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike petrit vasili spak petrit vasili spak

Sondazh

Poll