Politike

Emri në listat e Këshillit Kombëtar të PD, Kastriot Çipi: Nga mediat e mora vesh

29 Prill 2022, 17:10 Nga DOSJA
Emri në listat e Këshillit Kombëtar të PD, Kastriot

TIRANË- Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar pasi ka parë emrin e tij në listën e kandidëtëve për Këshillin Kombëtar të PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Çipi shkruan se nuk ka pasur dijeni për këtë listë dhe që emri i tij përfshihej aty. Ai gjithashtu u ka uruar suksese kandidatëve të rinj.

Postimi i Plotë:

Te nusja hanë e pinë, të dhëndrri gjë nuk dinë… Një listë kandidatësh për Këshillin e ri Kombëtar të PD, për habinë time, përfshika edhe emrin tim, me numrin rendor 247. Nuk e di kush e ka përpiluar listën dhe nuk e di a është listë paraprake, me propozime, apo listë zyrtare kandidatësh. Di që unë nuk kisha dijeni, derisa e pashë në portal. Uroj te jetë një keqkuptim dhe fleta zyrtare e votimit nesër, të mos e përmbajë emrin tim. U uroj suksese të gjithë kandidatëve të rinj!

LAJM KRYESOR: 1 mijë e 100 delegatë e 20 folës! PD mbledh nesër Kuvendin, diskutohet zgjedhja e kryetarit

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kastriot cipi kuvendi i pd 30 prill 2022 kastriot cipi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll