Politike

Rama zakonin s’e harron! “Kapet” sërish me Lelin: Është punë e ish-kryetarit të Bashkisë

29 Prill 2022, 16:51 Nga DOSJA
Rama zakonin s’e harron! “Kapet” sërish me Lelin:

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ndal sot në kantierin e lagjes Kume në Vlorë ku pa nga afër ndryshimet e bëra, të cilat sipas tij sot duken si nata me ditën, por nuk la pa sulmuar kryebashkiakun Dritan Leli.

Megjithatë gjatë inspektimit në terren, duket se Rama u mërzit shumë dhe nuk i kurseu kritikat duke thënë se nuk duhen lënë dalje nga trotuari në çdo segment pasi mund të kthehen në burim aksidenti. Ndërsa shtoi se këtë problem nuk duhet ta zgjidhë firma e ndërtimit, por Leli, të cilin e cilësoi si ish-kryebashkiak.

Si ka mundësi më aman. Mos i pranoni këta pse i pranoni. Kjo ka dalë kryevepër se ishte çmenduri. Por, shikoje. Kjo nuk është punë e firmës. Kjo është punë e ish kryetarit të Bashkisë. Nuk ekziston në asnjë vend ajo. Ajo është jashtë normave të sigurisë,”- u shpreh Rama.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që merret vetë personalisht me Lelin, pasi ky i fundit refuzoi që të kandidonte si deputet në zgjedhjet parlamentare 25 prillit. Që nga 2021, marrëdhëniet e tij me Ramën nuk janë të njëjtat, edhe pse mori pjesë në Kongresin e zhvilluar pak javë më parë. Megjithatë duket se paqe nuk ka!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike dritan leli edi rama edi rama ne vlore dritan leli edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll