Politike

Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Akt përçarës i Berishës

29 Prill 2022, 16:48 Nga DOSJA
Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Akt përçarës i Berishës

TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Kuvendit të nesërm që do të mbaj Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se ky Kuvend është një akt përçarës i Sali Berishës dhe se Kuvendi i shërben vetëm interesave të tij personal.

Postimi i Plotë:

Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal. Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025. Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qëndër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

LAJM KRYESOR: 1 mijë e 100 delegatë e 20 folës! PD mbledh nesër Kuvendin, diskutohet zgjedhja e kryetarit

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gazment badhi kuvendi i pd 30 prill 2022 gazment badhi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll