Politike

Rama dhe Basha “takohen” në Vlorë: As nuk e dija që është këtu sot…

29 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
Rama dhe Basha “takohen” në Vlorë: As nuk e dija që

VLORË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë, për të zhvilluar një takim me demokratët. Por dallohet rastësia, pasi në të njëjtin qytet ndodhet edhe kryeministri Edi Rama. Megjithatë për Bashën është e gjitha rastësi, pasi u shpreh për mediat se nuk kishte dijeni për lokacionin e kryeministrit.

“Përshëndetje! Më vjen mirë që iu shoh. U bë kohë pa u parë! As nuk e dija që është këtu sot…,”-tha Basha.

Që pas largimit të Bashës nga posti i kreut të PD-së, ai ka zhvilluar takime me disa grupe demokratësh. Në fund të muajit mars, Basha u takua me demokratët e degës nr. 2 në Tiranë. Më pas u ndal në Rrogozhinë, Shkodër e qytete të tjera të vendit.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll