Aktualitet

Dhunë në familje, kokainë dhe falsifikim! Arrestohen 6 persona në Tiranë

11 Janar 2022, 11:58 Nga DOSJA
Dhunë në familje, kokainë dhe falsifikim! Arrestohen 6 persona

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët kanë dhunar, janë kapur me kokainë dhe kanë falsifikuar dokumente.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë; – D. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.Specialistët e e Qarkulimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht shtetasin L. V., 40 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi vlerash monetare, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për të vërtetuar burimin apo origjinën e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll