Aktualitet

Kryesia e PS, Rama: Kemi Kongres. Me kë nga PD do bashkëpunoj? S’kanë legjitimitet

11 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
Kryesia e PS, Rama: Kemi Kongres. Me kë nga PD do bashkëpunoj?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama këmbëngul në bashkëpunimin e tij me opozitën, edhe pse nuk sheh asnjë nga palët e tanishme të denjë për të “shtrirë dorën”. Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë Rama komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend duke u shprehur edhe konfuz se cila nga palët që përplasen në PD kanë legjitimitetin. I pyetur nga gazetarët se a e shikon si debatin e bredshëm në selinë blu, ndërkohë që në PS nuk ka asnjë zhvillim të brendshëm, Rama shtoi se në asnjë familje politike nuk ka problem të zgjidhura.

Por theksoi se socialistët kishin qëllim zgjidhjen e problemeve të vendit, ndryshe nga çfarë ndodh sipas tij në kampin kundërshtar. Duke e cilësuar edhe njëherë si një “kufomë politike”, numri një i qeverisë komentoi edhe njëherë deklaratat e kryedemokratit Basha për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në përplasjen e 8 janarit. Sipas kryesocialistit, Basha fortifikoi selinë duke u përgatitur edhe për gjakderdhje, kur sipas tij mund të kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit që në fillim të tubimin.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk u bë, pasi të dy palët janë të gatshëm për konflikt. Sa i përket zhvillimeve të brendshme në selinë rozë, Rama paralajëmroi se më 29 janar do të mbahet Kongresi i PS më 29 janar, ku ede do të miratohen ndryshimet statutore. Gjithashtu paralajmëroi edhe ripërtëritje të FRESSH. Takimet e kryetarit të PS-së me socialistët pas pushimeve të dimrit kanë nisur që dje me drejtuesit politikë të qarqeve, duke vijuar më pas edhe me ministrat e kabinetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbledhja tek PS, Rama rastis në rrugë me Gjylametin, Manja e Gjiknuri “meken” bashkë

Rama mbledh Kongresin e Partisë Socialiste (DATA)

Bashkëpunim me opozitën? Rama: Nuk dimë kush është kush në këtë histori

Shkarkimet në PD, Rama: Për të qarë dhe për të qeshur, janë dy kufoma

VD-PS po plaket? Nuk e mban të qeshurën, Rama: Nuk ka rëndësi mosha në certifikatë

VD-Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Diskutuam për 15 janarin dhe Kongresin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps 11 janar 2022 rama mbledh kryesinë edi rama kryesia e ps 11 janar 2022 rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll