Aktualitet

78 mln euro më shumë/ Yuri Kim:Gjykatat e ‘pastra’ po tërheqin investitorë amerikanë

11 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar rritjen e shënuar gjatë vitit 2021 të investimeve amerikane në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim shkruan se faktorë në rritje janë rregullat e qarta dhe gjykatat e “pastra”. Sipas saj, reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e para, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet.

“Është mirë të shoh se investimet e SHBA në Shqipëri po rriten. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investitorë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz,”-shkruan Kim në postimin e saj.

Ndërkohë po ashtu, mesazhi politik shoqërohet edhe me një të dhënat e vitit që lamë pas, ku sipas Dhomës Amerikane të Investimeve, gjatë 2021 u investuan 78 milionë euro më shumë nga viti paraardhës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike investimet amerikane ne shqiperi yuri kim investimet amerikane ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll