Aktualitet

Skandali me pagat/ Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane!

11 Janar 2022, 09:44 Nga DOSJA
Skandali me pagat/ Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me

TIRANË –  Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me kompanibë amerikane “Jones International” për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vend. Pas skandaleve të njëpasnjëshme me publikimin e të dhënave të qytetarëve, kryeminsitri Edi Rama e konsideroi këtë marrëveshje si tepër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në vend. Sipas Ramës, kjo marrëveshje i hap rrugën një bashkëpunimi intensiv për të ngritur në një nivel tjetër të gjitha sistemet digjitale dhe kibernetike të Shqipërisë.

Duke komentuar çështjen e skandalit me listat e pagave dhe targave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë, Rama tha se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vendet më të zhvilluara se Shqipëria, duke gjetur dhe “të mirën” nga skandali. Sipas tij, tani qeveria e ka më të lehtë të adresojnë marrëdhënien mes shtetit dhe punonjësve.

Ndërkohë, themeluesi i kompanisë “Jones International”,  James Logan Jones Jr, me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, u shpreh pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.

Kompania “Jones International” drejtohet nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, Gjeneral me 4  yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve dhe Komandant Suprem i NATO-s në Europë. Pas 42 vitesh shërbimi në Korpusin Detar të SHBA, gjenerali Jones ka shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e tij shumëvjeçare për të formuar kompaninë që ofron siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Siguria kibernetike, Gjenerali Jones: Sukses transformues, hap vende të reja pune

Marrëveshja / Balluku: Udhërrëfyes i strategjisë për forcimin e sigurisë digjitale

Dalja e të dhënave personale, Rama: Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq

Rama: Së shpejti do të kemi një qendër kombëtare për sigurinë kibernetike

Marrëveshja për forcimin e sigurisë kibernetike, Rama: Bashkë mund t’ia dalim

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama firmoset marreveshja per sigurine kibernetike jones international edi rama firmoset marreveshja per sigurine kibernetike jones international

Sondazh

Poll