Aktualitet

Një ditë para protestës! Denoncimi në polici: Brenda selisë së PD ka njerëz me armë

11 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA
Një ditë para protestës! Denoncimi në polici: Brenda

TIRANË– Policia e Shtetit u informua një ditë para protestës së 8 Janarit për trazirat që do të ndodhnin. Në Komisariatin digjital, një ditë para proteste mbërriti një informacion se brenda selisë së Partisë Demokratike ka njerëz të armatosur.

Policia e Shtetit ka patur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte perplasje, për këtë arsye është mobilizuar, për shkak të fotos që po qarkullonte online të disa të rinjve me kapuça.

Prokuroria ka kërkuar për 5 arrest në shtëpi dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithësecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbeshtetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se cfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.

Personat nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbeshtetesit e berishes ne prokurori perplasje ne partine demokratike mbeshtetesit e berishes ne prokurori perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll