Aktualitet

Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë: Në Shqipëri po afron i ftohti dhe ngricat

11 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë: Në Shqipëri po afron i

TIRANË – Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë njoftoi sot se vendi po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta. Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë:

Përshëndetje nga SHMU! Vendi po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta. Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie duke sjellë ngrica në zonat malore dhe kodrinore. Temperaturat parashikohen:në zona malore -7 deri 2°C, në zona e ulëta -1 deri 10°C, në zona bregdetare 2 deri 10°C. Ju urojmë një ditë të mbarë!


LAJMI KRYESOR: Temperaturat nën 0 / Ngrica e probleme me energjinë në Kukës, rikthehen gjeneratorët

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shërbimi meteorologjik ushtarak. moti i keq ne shqiperi shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sondazh

Poll