Aktualitet

Vendoset DATA/ Kongresi i Partisë Socialiste, Rama miraton projektvendimin

11 Janar 2022, 09:46 Nga DOSJA
Vendoset DATA/ Kongresi i Partisë Socialiste, Rama miraton projektvendimin

TIRANË– Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet më 29 Janar. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme nga Kryesia e Partisë Socialiste, të cilët nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama miratuan projektvendimin për mbledhjen e Kongresit.

Në mbledhjen e sotme u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kongresi i partise socialiste edi rama kongresi i partise socialiste

Sondazh

Poll