Aktualitet

Mbytja e fëmijës 3-vjeçar në Fier, zbardhet dëshmia e edukatores

11 Janar 2022, 09:06 Nga DOSJA
Mbytja e fëmijës 3-vjeçar në Fier, zbardhet dëshmia e

FIER – Zbardhet dëshmia e edukatores Redina Binjaku para grupit hetimor, e cila ka treguar versionin e saj se si ka ndodhur vdekja e fëmijës 3-vjeçar disa ditë më parë në një nga kopshtet private të qytetit të Fierit. Sipas edukatores 3-vjeçari ishte një fëmijë i dashur, ndërsa tha se kishin një marrëdhënie shumë të mira.

“Ishte një fëmijë shumë i dashur dhe i shkathët.”, mësohet të jetë shprehur edukatorja përpara hetuesve.

Sipas dëshmisë, atë ditë babai i fëmijës Arjol Kodheli ishte paraqitur në zyrën e financës dhe kishte kryer pagesën mujore të fëmijës për kopshtin dhe edukatores i kishte thënë që ta bënte gati, pasi rreth orës 13 do të shkonte vet që ta merrte. Në kohën që ora po shkonte 13 dhe babai do të paraqitej në kopësht për të marrë fëmijën, edukatorja e kishte bërë gati, e kishte veshur dhe e kishte lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante. Ky ka qenë dhe momenti fatal. Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë. Kur është rikthyer për tek fëmija 3-vjeçar që e la në korridor pranë portmontosë ,e ka gjetur atë të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Sipas dëshmisë, stafi është munduar që ta sjellin në jetë duke i dhënë ndihmën e parë por njëkohësisht kanë njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin.

Edukatorja ka mbaruar arsimin e lartë për profilin e punës. Mësohet se ajo jetonte në Levan të Fierit me të vëllanë, pasi prindërit i kishin ndërruar jetë disa vite më parë. Fundjavën që ndodhi ngjarja, 27-vjeçarja do të kryente ceremoninë e fejesës.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edukatorja redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier edukatorja redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll