Aktualitet

‘“Të vras, do të bëj të paguash”, 31-vjeçari shqiptar rreh ish-të dashurën në Itali

11 Janar 2022, 10:27 Nga DOSJA
‘“Të vras, do të bëj të paguash”,

PERUXHIA/ITALI – Një 31-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Peruxhias në Itali, pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij dhe të afërmit e saj, duke i kërkuar që të mos ndahen.

I riu shqitpar mësohet se e ka rrahur ish-të dashurën e tij, edukatore në një kopësht, pasi ajo nuk ka pranuar që të tërheqë kallëzimin e bërë ndaj tij, duke e kërcënuar edhe se do ta vriste në rast se nuk e bënte një gjë të tillë.

31-vjeçari shqiptar, me banim në Kalabri, pritet të dalë para trupit gjykues, ndëras ndaj tij rëndojnë akuzat e përndjekjes, ngacmimit, kërcënimit, dëmtimit dhe dhunës. Sipas akuzës, ai ka kërcënuar ish-të dashurën e tij, edukatore kopshti nga Perugia, duke i thënë: “Të vras, nuk ndalet këtu, do të të bëj të paguash”.

I riu shqiptar është lënë në ‘arrest shtëpie’. Sipas akuzës, ai e ka ndaluar ish-të dashurën jashtë një supermarketi, duke e ndjekur dhe i prerë rrugën me makina, madje edhe duke e goditur. 31-vjeçari ka vazhduar për ditë me radhë presionet, jo vetëm ndaj saj, por edhe njerëzve të saj të familjes, ku nëpërmjet telefonit ka presionuar të vëllanë që të ndërmjetësonte rikthimin e tyre bashkë.

Marrë nga perugiatoday.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll