Aktualitet

Lëvizte me makinën e mbushur me kanabis, arrestohet 24-vjeçari në Mirditë

11 Janar 2022, 09:32 Nga DOSJA
Lëvizte me makinën e mbushur me kanabis, arrestohet 24-vjeçari

MIRDITË – Policia e Mirditës ka arrestuar një 24-vjeçar, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 3 kg e 200 gramë drogë. I arrestuari është shtetasi D. L., banues në Repas. Droga i është gjetur të riut në makinë, pasi policia kishte informacione konkrete për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë-Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë organizuar punën dhe në Reps, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin D. L. Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 24 vjeç, banues në Reps, Mirditë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne makine kapet me droge ne makine policia e mirdit droge ne makine kapet me droge ne makine policia e mirdit

Sondazh

Poll