Aktualitet

Pas vendimeve DRASTIKE, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

11 Janar 2022, 08:13 Nga DOSJA
Pas vendimeve DRASTIKE, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja e cila do të nisë në orën 12:00, vjen direkt pas vendimeve drastike që u morën ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së partisë Demokratike, ku u vendos shkarkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 8 anëtarëve të tjerë, ndërsa u vendos dhe për pezullimin e 20 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Për këta të fundit, Partia Demokratike ka vendosur një kusht për rikthimin e tyre në seli. PD kërkoi nga ata distancim të plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj selisë blu dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike.

Ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll