Aktualitet

DEBATI / Blendi Fevziu nxehet keq me Mark Markun: Më lër të ta bëj pyetjen o burrë!

11 Janar 2022, 07:27 Nga DOSJA
DEBATI / Blendi Fevziu nxehet keq me Mark Markun: Më lër të ta

TIRANË – Moderatori Blendi Fevziu ka pasur një moment gjaknxehtësie gjatë emisionit të mbrëmshëm, që e moderon vetë ai, ku po diskutohej në lidhje me përplasjet Basha – Berisha dhe atë se çfarë po ndodh brenda Partisë Demokratike.

Ndërsa prej disa sekondash kërkonte t’i drejtonte një pyetje Mark Markut, ky i fundit nuk ia dha këtë mundësi pasi po debatonte me Belind Këlliçin dhe e gjithë kjo e ka nxehur Blendi Fevziun, i cili për një moment i ka ngritur edhe zërin Markut duke i thënë nëse mund ta bënte pyetjen që kishte për të.

Debati mes Markut dhe Fevziut:

Fevziu: O Mark a më jep një përgjigje të një pyetje?

Marku: Ju rrethoni kolegët dhe i qëlloni me gurë..

Fevziu: O Mark lëreni sherrin, do më japësh përgjigje një pyetje? Po lëreni more. Një pyetje kam. Thatë që po të vijë njeri të sulmojë shtëpinë time, ke shumë të drejtë.

Marku: Po më hyri brenda në shtëpi? Po çfarë do bëj unë? Jam fajtor unë se e gjuaj me karrige?

Fevziu: A mund ta bëj pyetjen deri në fund të lutem?

Marku: Policia bënte sehir…

Fevziu: Ore a ka mundësi të dëgjosh pyetjen? Për Policinë nuk ka nevojë se e justifikoj unë më shumë se ty. Se Policia kur merr urdhër, spastron.

Marku: Rama këtë donte, e la një orë e gjysmë aty dhe thoshte që nuk më kanë njoftuar. Po të shikojë Policia dikë që po prish një banesë…

Fevziu: Nuk ndërhyn dot Policia.

Marku: Si nuk ndërhyka Policia në flagrancë…

Fevziu: Më lër ta bëj pyetjen o burrë tani! A ka mundësi ta mbaroj pyetjen se kam një orë që them? O Belind një minutë.

Marku: Policia duhet të priste që ta denoncoj rastin, kur policia është aty?

Fevziu: Ore dakord, por po ti thoshe Policisë për ta mbrojtur që në fillim, nuk do të ishte problem.

(e.h/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu mark marku blendi fevziu mark marku

Sondazh

Poll