Aktualitet

E FORTË/ PD: Përjashtuam Berishën dhe 8 anëtarë, japim SHANS të fundit për të tjerët

11 Janar 2022, 07:30 Nga DOSJA
E FORTË/ PD: Përjashtuam Berishën dhe 8 anëtarë, japim

TIRANË– Partia Demokratike, me anë të një deklarate zyrtare ka bërë të ditur vendimet që u morën ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë. Në deklaratë thuhet se janë marrë masa pas sulmit të dhunshëm që ndodhi në datë 8 Janar në oborrin e selisë blu. Kryesia shton se është vendosur unanimisht në mbledhjen e djeshme që të dënohen aktet e dhunës, gjuhës përçarëse dhe retorikës që sipas tyre nxit konfliktin mes demokratëve.

Në mbledhje u vendos përjashtimi nga Partia Demokratike dhe nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë.

Të përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja, Klevis Balliu.

Të pezulluar me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, janë: Agron Shehaj, Aldo Bumci, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Clirim Gjata, Edi Paloka, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdrmamataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të tëgjitha institucioneve të partisë;Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajdrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha perjashtohet nga pd partia demokratike berisha perjashtohet nga pd partia demokratike

Sondazh

Poll