Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës: Do bojkotojmë! Të konsiderohen propozimet

11 Janar 2022, 07:29 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës: Do bojkotojmë!

LEZHË– Avokatet e Lezhës kanë paralajmëruar bojkot të punës së tyre nëse nuk do merren në konsideratë propozimet që kanë në lidhje me hartën e re gjyqësore. Dhoma e avokatisë zhvilloi një takim në lidhje me këtë çështje dhe propozimet e tyre do i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dhoma e Avokatisë Lezhë shprehet totalisht kundër hartës së re gjyqësore të propozuar, pasi sipas tyre diçka e tillë cënon aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe rrit kostot financiare për ta.

“Propozimet e secilit anëtar të Dhomës së Avokatisë ka të bëjë edhe me bojkotim të seancave ku prezenca e avokatit është e nevojshme si kusht për të marrë në konsideratë mendimin ton për mos ndryshimin e hartës pa u konsultuar mirë. Harta e re gjyqësore cenon aksesin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe pamundëson zhvillimin në kohë të seancave gjyqësore duke u tejzgjatur mbi 5 vite për të përfunduar në gjykatë Apeli pa llogaritur atë të Lartën“, tha Erjon Gjoni, Sekretar i Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Sipas hartës së re gjyqësore në Qarkun e Lezhës, aty është parashikuar të ketë vetëm një gjykatë, ndërsa ajo e Kurbinit do të shkrihet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avokatet e lezhes harta e re gjyqesore avokatet e lezhes harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll