Aktualitet

Moti në Shqipëri/ Rikthehen reshjet e dëborës, mbulohen zonat malore

10 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
Moti në Shqipëri/ Rikthehen reshjet e dëborës, mbulohen

SHQIPËRI –  Kushtet atmosferike u përkeqësuan ditën e sotme në vendin tonë ku janë rikthyer dhe reshjet e dëborës në pjesën e zonave malore në lindje të vendit. Ndërkohë, reshjet e shiut kanë nisur pjesën në qendrore të vendit dhe do të përhapen në Ultësirën Perëndimore.

Dëborë është regjistruat deri tani në Korçë, Bulqizë, Voskopojë, etj. Në Dardhë lejohet kalimi me goma dimërove, kurse në Bulqizë në rrugë janë krijuar ngrica. Momentalisht, dëbora ka qenë me intenistet të ulët dhe nuk ka rrezik serioz për qarkullimin e makinave.

Sipas parashikimit të meteorologëve, ditën e mërkurë reshjet e shiut do të përfundojnë.

Në muajin dhjetor, mbarë vendi u përfshi nga përmbytje, reshje dëbore, ku problem u bë dalja lumit Vjosa dhe Osum nga ku u përmbytën sipërfaqe të shumta bujqësore dhe banesa. Gjithashtu, pati dhe shkarje të gurëve dhe dherave në disa akse të vendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Reshje dëbore në Bulqizë, shfaqet ngricë në rrugët nacionale

Dëbora mbulon Korçën, policia jep udhëzime për kalimet në Devoll dhe Dardhë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në korçë moti ne shqiperi dëborë në korçë moti ne shqiperi

Sondazh

Poll