Aktualitet

Ambulanca e aksidentuar në Tiranë-Durrës, në pranga shoferi

10 Janar 2022, 15:03 Nga DOSJA

TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 5 persona, mes tyre një shofer ambulance. 49-vjeçari A.H. u përfshi dje në aksident në aksin Tiranë-Durrës ku nga përplasja e autoambulancës u lënduan 4 persona: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, në pranga u vu dhe 30-vjeçari A.V., i cili rezulton se ka thyer masën e gjykatës “Arrest në Shtëpi” duke dalë nga banesa e tij.

Për drejtim automjeti në gjendje të dehur, u ndaluan 27-vjeçarja A.B., 27-vjeçari K.K. dhe 55-vjeçari M.J.

Policia e Shtetit vendosi të hetojë në gjendje të lirë shtetasin E.D.(A.), 45 vjeç për shkak se nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.


NJOFTIMI I POLICISë:
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 30 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. B., 27 vjeçe dhe K. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– M. J., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. D. (A)., 45 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane-durres aksidentohet ambulanca drejtonte mjetin në gjendje të dehur aksident ne tirane-durres aksidentohet ambulanca drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Sondazh

Poll