Aktualitet

Hoxha tregon si u fut në PD më 8 janar: Berisha ishte gati të korrte fitoren, kur…

10 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
Hoxha tregon si u fut në PD më 8 janar: Berisha ishte gati të

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në protestën e 8 janarit ish-kryeministri Sali berisha ishte gati të korrte fitorten. I ftuar në emisionin “Opinion’, Hoxha tha se në këtë moment në selinë e PD-së ka mbërritur Policia, e cila ua hoqi fitoren nga dora. Ai gjithashtu tha se një nga dronët në selinë e PD-së ishte i policisë, për të monitoruar situatën.

“Unë shkova rreth orës 09:30, sepse duhet të shkosh çik përpara për të parë vendosjen e atyre që po mbrohen dhe si po pozicionohen kamerat për të dikur ku të kërkosh nëse ndodh diçka. Dhe gjëja tjetër, ke mundësi të shikosh njerëzit që ti njeh. Një pjesë e tyre unë i njoh dhe më pas lëviza në varësi të ngjarjeve. Jam mundur që edhe me maskim edhe i kamufluar, të jem në një pozicion që të shoh, por të mos identifikohem se ku jam pozicionuar. Ne kishim raportuar se cfarë ndodh brenda PD-së, blindimin dhe një grup personash brenda selisë. Kamera ishin vendosur edhe nëpër pemë. Kishim raportuar edhe për sasi gazi, edhe maskat kundërgaz. Se ccfarë mbrojtje po bënin “skuadra e saldatorëve” e Bashës. Ajo nuk ka qenë godinë luftarake, por godinë argëtimi për ushtarakët dhe nëse do të harxhohej 5 minuta kohë me ato matrapikët, për 5 minuta hynin brenda. Por e goditën Bashën aty ku ishte mbrojtur me mirë. Gjëja që më erdhi keq në gjithë atë histori, që është tragjedi për shqiptarët është që në momentin që saldatorët e Berishës u bënë gati të korrnin fitoren ndërhyri policia dhe u hoqi fitoren nga duart. Aty ishte e lehtë të lëvizje sepse vëmendja u përqendrua te pjesa ballore e sulmit, ku bëhej sulmi. Vendosja e makinave që kishte bërë Basha synonte që të pengonte një turmë të madhe të përqendrohej, por kjo të lejonte mundësi për të lëvizur. Ishin tre dronë, njëri ishte i policisë,”tha Hoxha.

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha perplasje ne partine demokratike artan hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll