Aktualitet

Jeff Hovenier merr zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë (Takimet)

10 Janar 2022, 07:22 Nga DOSJA
Jeff Hovenier merr zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së

KOSOVËAmbasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë zyrtarisht detyrën e tij. Në ceremoninë e zyrtarizimit ambasadori i ri u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila u shpreh e kënaqur për ta mirëpritur, pasi për të Hovenier është shumë i afërt me Republikën e Kosovës sepse ka shërbyer më herët dhe i kupton shumë mirë dinamikat e Kosovës.

Ambasadori gjatë fjalimit të tij në Presidencë tha se ka nderin që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë. Hovenier theksoi se ende ka punë për të bërë, si në çdo vend tjetër por është i lumtur që u përfshi në këtë proces. Ai u shpreh i përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, kosovarëve dhe amerikanëve. Hovenier kreu gjithashtu takimin zyrtar me kryeministrin Albin Kurti, më të cilin theksoi marrëdhëniet me SHBA-të, duke shtuar që shpreson që marrëdhëniet të përmirësohen më shumë akoma. 

Ndërkohë edhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri në Kosovë.

Gjithashtu eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhjen ditën e sotme në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier. Ajo u shpreh se mezi pret të takohet me ambasadorin dhe të thellojnë më tej bashkëpunimin mes tyre.

Senati amerikan konfirmoi Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë. Hovenier ishte emëruar nga presidenti i SHBA-së për postin e ambasadorit të Kosovës në muajin korrik të këtij viti. Hovenier do të vendoset në postin që mbahej nga Philip Kosnett. Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara. Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Takimi me ambasadorin amerikan, Kurti: Do bashkëpunojmë në të gjitha temat

Ambasadori amerikan takohet me Kurtin: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin që kemi

Viola von Cramon mirëpret ambasadorin e SHBA në Prishtinë: Mezi pres të takohemi

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Yuri Kim: Mirë se erdhe në lagje

Ambasadori i ri amerikan: Njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta

Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin e ri amerikan Jeff Hovenier

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni ceremonia e ambasadorit jeff hovenier nicholas j. giacobbe ceremonia e ambasadorit jeff hovenier nicholas j. giacobbe

Sondazh

Poll