Aktualitet

Hoxha: Basha ndoqi gjithçka nga televizori, i vetëm në zyrë me 6 gardianë

10 Janar 2022, 20:51 Nga DOSJA
Hoxha: Basha ndoqi gjithçka nga televizori, i vetëm në

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka arritur të shohë asgjë me sy të lirë në momentet e protestës. I ftuar në “Abcneës”, Hoxha tha se Basha ka qenë brenda zyrës së tij në selinë blu, i mbrojtur nga gjashtë gardianë dhe se çdo skenë e ka parë nga televizori.

Bashkë me Bashën, sipas Hoxhës, në mbrojtje është marrë edhe Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i PD-së e nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

“E vetmja mënyrë për t’i larguar ishte sulmi fizik dhe kjo tregonte se njerëzit në seli ishin të përgatitur. Kur grupi u ngjit sipër punonjësit e gardës e kanë marrë zotin Basha dhe e kanë hequr nga selia e tij dhe e kanë evakuuar. Basha është mbajtur i vetëm në seli,  garda s’e ka lejuar Bashën, ai i ka ndjekur ngjarjet nga televizori, kanë qenë 6 truproje të gardës. Kishte përforcime nga garda. Ai kishte 6, Basha në zyrë kishte 6 truproje, komandantin dhe 5. Një punonjës i  7 gardës kishte izoluar Enkelejd Alibeajn në një ambient tjetër. Garda republikës atë ditë 2 herë ka planifikuar për ta evakuuar Bashën. Herën e parë e nxorën nga zyra e vetë. Basha ka komunikuar gjithë kohës në telefon në gjuhë të huaj nuk ka folur në shqip. Basha s’e ka marrë në telefon policinë. Garda i ka ofruar siguri maksimale. Unë herën e parë thashë ka 4 truproja ishin shtuar edhe 2, pra 6. Iu dha garanci dhe u mor në ruajtje edhe Alibeaj. Unë nuk besoj se është deklarata e Spartak Brahos që tha se rrezikohet siguria e Enkelejd Alibeajt. Nuk ka lëvizur nga godina Basha gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty deri në fund,”- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore artan hoxha perplasje ne partine demokratike artan hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll