Aktualitet

Ç’paralajmëron Berisha? Ish-kryeministri: Vijmë me përgatitje më serioze herë tjetër

10 Janar 2022, 20:07 Nga DOSJA
Ç’paralajmëron Berisha? Ish-kryeministri: Vijmë me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë me përgatitje më ‘serioze’ për të nxjerrë kryedemokratin Lulzim Basha nga zyra e selisë blu.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha tha se më 8 janar qëllimet e vendosura nuk u realizuarn e se për këtë arsye, do të ketë një tjetër riorganizim. Datë dhe orë nuk ka caktuar ende.

“Shkuam për të nxjerr jashtë selisë vrasësit, banditët. Për të nxjerr nga zyra butësisht jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet. Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Ata dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë. Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese. dispononin bomba tymuese. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll