Aktualitet

“Mbahu Lul Brava se po erdhi Dashi i Saliut”,Artan Hoxha tregon si u shqye dera e PD

10 Janar 2022, 20:20 Nga DOSJA
“Mbahu Lul Brava se po erdhi Dashi i Saliut”,Artan Hoxha tregon si u

TIRANË – Gazetari Artan Hoxha zbulon një tjetër detaj nga protesta e dhunshme në godinën e Partisë Demokratike në 8 janar. Në Facebook, Hoxha tregon se dera kryesore e selisë blu u hap pasi 8 persona e goditën derën me një mjet të improvizuar të quajtur “dash”. Gazetari shton se ky mjet përdorej në lashtësi gjatë sulmeve ushtarake për të shembur dyert e kalave.

Më tej, Hoxha shkruan se pas shqyerjes së derës kryesore të PD, u thirr policia e cila u hoqi fitoren mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha duke i shpërndarë me gaz lotsjellës.

POSTIMI I ARTAN HOXHëS:
Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi.
Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes.
Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit.
Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…
Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete persona njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise.
Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha perplasje ne partine demokratike artan hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll