Aktualitet

Protesta e dhunshme, Meta flet për herë të parë: Basha, përgjegjësi i vetëm

10 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme, Meta flet për herë të parë: Basha,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë protestën e dhunshme të zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dështimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës,”- tha mes tjerash presidenti Ilir Meta.

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta perplasje ne partine demokratike ilir meta perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll