Aktualitet

ECA “shuplakë” BE: 700 milionë euro shkuan dëm për Ballkanin Perëndimor

10 Janar 2022, 18:10 Nga DOSJA
ECA “shuplakë” BE: 700 milionë euro shkuan dëm

BRUKSEL – Gjykata Europiane e Audituesve raporton se 700 milionë euro të investuara nga Bashkimi Europian për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit në 6 vende të Ballkanit Perëndimor kanë shkuar dëm.

ECA publikoi sot një raport prej 52 faqesh, ku bëhen të ditura investimet në institucionet ligjore dhe të drejtësië për 6 vite (2014-2020) në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Mbështetja e BE për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë e suksesshme në arritjen e ndryshimit tërësor”, shprehet Juhan Parts, audituesi që shkroi raportin e (ECA)

Raporti shton se BE po shpërblen më shumë sesa po ndëshkon vendet në lidhje me dështimet e projekteve të saj në fushën e përmirësimit të drejtësisë dhe ligjit.

“BE ka shfrytëzuar rrallë mundësinë e ndërprerjes së asistencës nëse një përfitim dështon për të vëzhguar parimet bazë të demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkruhet në deklaratën e ECA-së.

Raporti shton se disa zhvillime pozitive kanë ndodhur në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por nënvizohet se në një kontekst të vullnetit të pamjaftueshëm politik (mbështetjes së BE-së) ka pasur një ndikim të kufizuar të përgjithshëm në avancimin e rolit themelor të reformave ligjore.

Shqetësuese për Audituesit e BE jamë pavarësia e sistemit të drejtësisë, përqëndrimi i pushteti, ndërhyrjet politike dhe korrupsioni.

Ky raport vjen në momentin kur zgjerimi i Bashkimit Europian është ndalur, për shkak se disa vende anëtare po izolohen për shkak të pandemisë së COVID-it si dhe po rritet fryma autoritare në disa prej shteteve të BE.

Marrë nga “US News”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni ballkani peredimor bashkimi europian ballkani peredimor bashkimi europian

Sondazh

Poll