Aktualitet

VIDEO- Ç’po ndodh? Mjetet e rënda e forca të armatosura blindojnë Shkodrën

10 Janar 2022, 18:38 Nga DOSJA
VIDEO- Ç’po ndodh? Mjetet e rënda e forca të armatosura

SHKODËR– Mjete të Forcave të Armatosura janë parë të qarkullojnë mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Pamjet e publikuara nga Joq Albania tregon mjetet e rënda që qarkullojnë në qytet, për arsye që ende nuk dihen.

“Çfarë po ndodh në Shkodër, zbarkojnë forca të armatosura me blinda amerikan,”- shkruan qytetari që ka dërguar pamje.

Zyrtarisht nuk është raportuar nëse në Shkodër po zhvillohet ndonjë aksion policor apo bëhet fjalë për ndonjë transport të veçantë.

Pak ditë më parë RENEA ndërmori një aksion në të gjithë vendin duke kontrolluar nëpër lokale dhe banesa për persona me precedentë penalë apo ata të shpallur në kërkim. 19 persona në pranga gjatë operacionit ndërkohë që u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa e letra bixhozi.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blindohet shkodra shkoder blindohet shkodra shkoder

Sondazh

Poll