Aktualitet

Aksidentoi tre të mitur e u largua, arrestohet pas 8 ditësh i riu në Kukës

10 Janar 2022, 17:13 Nga DOSJA
Aksidentoi tre të mitur e u largua, arrestohet pas 8 ditësh i riu

KUKËS– Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu me inicialet A.L., banues në Kukës është arrestuar Nga Policia e Kukësit. Ai akuzohet se më datë dy janar në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Njoftimi i Policisë:

Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll